Në kulmin e debatit me opozitën, që e akuzon maxhorancës se po tenton të kapë institucionet e reja të Vetting -ut, qeveria është mbledhur këtë fillim jave dhe ka vendosur të përcaktojë një pagesë shtesë prej 50 përqind të pagës mujore, të të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit.

"Qeveria shqiptare, ashtu siç ka premtuar se do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në aspektin buxhetor dhe atë infrastrukturor, me vendimin e sotëm konfirmoi edhe njëherë angazhimin e saj serioz. Mbështetja nga ana e qeverisë përsa i përket buxhetit është një detyrim sa kushtetues edhe ligjor, aq sa edhe shprehja e një vullneti të plotë për rritjen e pagesës me 50% më shumë".

Me rritjen e miratuar nga qeveria, pagat e anëtarëve të komisioneve të Vetting -ut janë sa 50% më të larta se pagat e gjyqtarëve të lartë.

Mazhoranca ka premtuar se do të rishohë edhe strukturën e organeve të Vetting -ut dhe pagat punonjësve, nëse kjo do t?i kërkohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të cilit qeveria iu drejtua me një kërkesë për opinion, para se të miratonte në parlament strukturën.

Tv Klan